E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë sipas të dhënave të IKPSH-së njofton se në gjatë 24 orëve se kanë rezultuar 56 raste pozitive, shkruan Observeri.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.357.810 doza të vaksinës.

Deri më sot 551.601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.327 testime, 56 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Sot janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.881

Në total numri i rasteve aktive është 2.330.

Lexo edhe: Jarinjë/ Fillon edhe heqja e tendave

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm