Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orëshin e fundit 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, shkruan Observeri.
2 raste të vdekjes janë shënuar nga Covid-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.
Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893. Në total numri i rasteve aktive është 3.185.
Lexo edhe: Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e pleqve në Zahaq të Pejës
