E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Rastet aktive me COVID-19 në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1 mijë e 676.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155 mijë e 671, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2 mijë e 965 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10 mijë e 736 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 407 mijë e 966 doza të vaksinës.

Deri më sot 588 mijë e 481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /observeri/

Lexo edhe: Njoftimi i KEDS-it për ndërprerje të rrymës

Artikuj të ngjashëm