Policia e Kosovës njofton se në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje.
Një mashkull kosovar vazhdimisht ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj babait të tij.
Prizren, 27.09.201-21:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, djali i tij i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Policia e Kosovës