E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Raportohen tre raste të dhunës në familje në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës njofton se 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar tre raste të dhunës në famlje.

Në Mitrovicë të Veriut dy motra të moshës nën 18 vjeç janë rrahur mes vete.

Mitrovicë Veri, 09.09.2021 – 13:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ka ushtruar dhunë ndaj motrës së saj viktimës femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës

Policia ka arrestuar një mashkull në Prizren pasi kanosi djalin nën ndikim të alkoolit.

Prizren, 09.09.2021 – 16:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti deri sa ishte nën ndikim të alkoolit ka kanosur djalin e tij mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës

Në Prishtinë një mashkull kosovar kanosi bashkëshorten e tij.

Prishtinë, 09.09.2021 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur viktimën femër kosovare, bashkëshorten e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Bashkëpunëtori i ngushtë i Ademajt tha se ai nuk kishte dhënë asnjë shenjë që ishte i shqetësuar

Artikuj të ngjashëm