Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Kosovë ditën e fundit janë raportuar tre raste të dhunës në familje.
Në Prishtinë djali sulmoi fizikisht nënën e tij.
Prishtinë, 16.09.2021-01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës
Në Suharekë dy femra janë rrahur fizikisht.
Suharekë, 15.09.221-22:00. Viktima femër kosovare , ka raportuar se pas në mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësorë. Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës
Bashkëshorti sulmoi fizikisht bashkëshorten në Prizren.
Prizren, 16.09.2021-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshortën e tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia e Kosovës
Lexo edhe: Vdes një person në Prizren në aksident me traktor