E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Raportohen pesë raste të dhunës në familje në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës njofton se 24 orët e fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Një mashkull kosovar sulmoi motrën në Prishtinë pas një mosmarrëveshje.

Prishtinë, 05.09.2021-22:15. Viktima femër kosovare ka njoftuar, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar .I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Policia e Kosovës

Në femër kosovare ka raportuar burrin në polici. Dyshohet se kishte ushtruar dhunë në vazhdimësi ndaj gruas.

Prishtinë, 06.09.2021-12:10.Viktima femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi burri i saj i dyshuari mashkull kosovar ushtron dhunë fizike dhe psikike. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Policia e Kosovës

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për dhunë në familje.

Gjakovë, 03.09.2021-01:00. Lidhur me rastin me datë 06.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar n mbajtje.

Policia e Kosovës

Një person në Rahovec sulmoi babanë nën ndikimin e alkoolit.

Rahovec, 06.09.2021-20:55.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.

Policia e Kosovës

Në Leposaviq ish bashkëshorti ka shqetësuar vazhdimisht ish gruan e tij.

Leposaviq, 03.09.2021.Viktima femër kosovare ka njoftuar se është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Arrestime, gjoba, aksidente, këto janë statistikat e policisë për 24 orëshin e fundit

Artikuj të ngjashëm