E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Raportohen katër raste të dhunës në familje në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës njofton se 24 orët e fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Një qift në Ferizaj janë rrahur me njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshje.

Rr. 12 Qershori, Ferizaj, 05.09.2021 – 23:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij femër kosovar ku dhe kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin, që të dy kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës

Një femër në Prizren është ankuar se bashkëshorti, me të cilin është në proces të shkurorëzimit, e kishte shqetësuar përmes telefonit.

Prizren, 05.09.2021 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se përmes telefonit është duke u shqetësuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin është në proces të shkurorëzimit. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Policia e Kosovës

Në Pejë, pesë persona të një familje kanë pasur një mosmarrëveshje. Dy nga ta janë rrahur mes vete dhe kanë pësuar lëndime trupore.

Rr. Shaban Polluzha, Pejë, 05.09.2021 – 14:50. Ka ndodhë një mosmarrëveshje mes pesë personave familjarë mes vete, si pasojë e rrahjes dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, dy të tjerët janë liruar.

Policia e Kosovës

Një i dyshuar nga Vushtrria ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

Vushtrri, 05.09.2021 – 22:22. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij femër kosovare. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Fushë Kosovë/ Gjendet një burrë pa shenja jete

Artikuj të ngjashëm