E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Raportohen katër raste të dhunës në familje në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh, njofton se janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Në Gjakovë e bija ka sulmuar nënën me thikë. Viktima nuk ka pranuar tretman mejkësore.

Gjakovë 13.09.2021 – NN. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar me një mjet të mprehtë-thikë viktimën kosovare-nënën e saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, por nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.

Policia e Kosovës

Një mashkull nga Suhareka ka detyruar gruan dhe fëmijët të dalin nga shtëpia. I njëjti ishte nën ndikim të alkoolit, dhe i kishin gjetur edhe armë zjarri.

Suharekë 13.09.2021 -22:25 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur verbalisht dhe detyruar që të dilnin nga shtëpia gruan dhe fëmijët e tij. Njësitet policore gjatë kontrollin në shtëpinë e të dyshuarit kanë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 dhe 82-fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Policia e Kosovës

Në Prishtinë vëllai sulmoi motrën e tij fizikisht.

Prishtinë 13.09.2021 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, kosovare. Viktima ka pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës

Një mashkull kosovar sulmoi fizikisht dhe verbalisht nënën e tij.

Podujevë 13.09.2021 -20:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur verbalisht e më pas e kishte sulmuar fizikisht nënën e tije kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Abdixhiku: E mbrojtëm demokracinë

Artikuj të ngjashëm