Sipas raporti të datës 22 shtator 2021 të klinikave COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, vërehet ulje e numrit të rasteve me COVID-19.
Në tërë ShSKUK-në, trajtim mjekësor po marrin 497 pacientë, prej tyre 390 me oksigjeno-terapi dhe 46 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
- Klinika Infektive, 85 pacientë
- Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 55 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 74 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 21 pacientë
- Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
- Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
- Spitali i Prizrenit, 36 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 35 pacientë
- Spitali i Pejës, 79 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 38 pacientë
- Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 24 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 37 pacientë
Lexo edhe: Bujqit e Kosovës paralajmërojnë protestë para Ministrisë së Bujqësisë