E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Raporti i të hospitalizuarëve nëpër spitalet e Kosovës

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar për gjendjen e të prekurve me COVID-19, që po trajtohen në QKUK dhe spitalet e përgjithshme në vend.

1 mijë e 174 pacientë po trajtohen nga COVID-19 nëpër spitalet e Kosovës.

Nga ta 1 mijë e 17 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Postimi i plotë:

1174 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

1054 nga ta, janë të konfirmuar me COVID-19, 1017 me oksigjeno-terapi dhe 79 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 408 pacientë, 424 të konfirmuar me COVID-19, 368 me okisgjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 766 pacientë, 630 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 649 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.

  • Klinika Infektive, 99 pacientë
  • Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë
  • Klinika Infektive III ( Interno), 74 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 91 pacientë
  • Mjekimi Intensiv COVID-19, 22 pacientë
  • Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë
  • Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
  • Spitali i Prizrenit, 173 pacientë
  • Spitali i Gjakovës, 104 pacientë
  • Spitali i Pejës, 214 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 118pacientë
  • Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë
  • Spitali i Mitrovicës, 53 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 75 pacientë

/observeri/

Lexo edhe: Ky është dënimi për burrin dhe gruan në Lipjan, pasi pranuan se falsifikuan testet e COVID-19

Artikuj të ngjashëm