E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Raporti i SHSKUK-së për të shtruarit nëpër spitale/ Mjekësia Sportive me asnjë pacient me COVID-19

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbyllur Klinika Infektive II ose Mjekësia Sportive.

Kjo pasi në këtë spital aktualisht nuk është i hospitalizuar asnjë pacientë me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), nga dita e sotme nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me COVID-19. Katër pacientët e fundit që kishte kjo njësi, janë transferuar në kuadër të Klinikës Infektive.

Ndërkaq, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës (ShSKUK), po trajtohen 87 pacientë, prej tyre 48 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

  • Klinika Infektive, 17 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19
  • Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
  • Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
  • Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
  • Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 11 pacientë

/observeri/

Lexo edhe: 87 ekipe mobile në dispozicion të votuesve që janë të infektuar me COVID-19

Artikuj të ngjashëm