E shtunë, 22 Janar, 2022
spot_img

Raporti i SHSKUK-së për të shtrirët në spitalet e Kosovës

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin 165 pacientë.

Sipas njoftimit, 109 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 14 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Në Klinikën Infektive po trajtohen 35 pacientë, në Klinikën Infektive II po trajtohen 10 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 25 pacientë, në Mjekimin Intensiv dhe Klinikën Infektive 9 pacientë.

Ndërkaq në Spitalin e Prizrenit nëntë pacientë, Spitalin e Gjakovës 13 pacientë, Spitalin e Pejës, 23 pacientë, Spitalin e Gjilanit 11 pacientë, Spitalin e Vushtrrisë 2 pacientë, Spitalin e Mitrovicës 12 pacientë dhe Spitalin e Ferizajt 17 pacientë./observeri/

Lexo edhe: Vdes një person pasi u rrëzua nga traktori

Artikuj të ngjashëm