Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bër të ditur se bazuar në raportin e datës 13 tetor 2021, në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, në trajtim janë 92 pacientë që po marrin shërbime shëndetësore nga COVID-19, prej tyre 60 me oksigjeno-terapi dhe 4 në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
- Klinika Infektive, 19 pacientë
- Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 5 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid-19
- Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientë
- Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 5 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 8 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 12 pacientë
Lexo edhe: Shala për krizën energjetike: Kosova të mos i mbyllë sytë, të veprojë