E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Raporti i SHSKUK-së për të hospitalizuarit në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Nëntë pacientë nga Shqipëria po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Univeristar të Kosovës, trajtim mjekësor po marrin 61 pacientë, prej tyre 18 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv mjekësor, në gjendje të rënduar.

Spitali i Prizrenit, Spitali i Vushtrrisë dhe Spitali i Gjilanit, nuk kanë pacientë me Covid-19.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

  • Klinika Infektive, 11 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 3 pacientë post-covid-19
  • Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
  • Spital i Pejës, 5 pacientë
  • Spitali i Gjakovës, 9 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-COVID
  • Spitali i Mitrovicës, 7 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

/observeri/

Lexo edhe: Reagon ish-drejtori i Policisë për deklaratat e Mustafës për sulmin në shtëpinë e tij

Artikuj të ngjashëm