Numër më i ulët i pacientëve po trajtohen nga COVID-19, në klinikat COVID në QKUK, por edhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas raportit nga SHSKUK-ja, në trajtim janë 68 pacientë, prej tyre 34 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
- Klinika Infektive, 10 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid-19
- Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
- Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 6 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 7 pacientë
Lexo edhe: Sot mblidhet Kuvendi/ Rendi i ditës