Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka bërë të ditur se në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, po trajtohen 102 pacientë.
Prej tyre, 66 me oksigjeno-terapi dhe 5 në mjekimin intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
- Klinika Infektive, 23 pacientë
- Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 8 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-covid-19
- Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë
- Spitali i Prizrenit, 11 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 4 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 11 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 14 pacientë
Lexo edhe: Pas marrëveshjes për targa, LDK frikësohet se Qeveria mund të pranojë Asociacionin