E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Raporti i SHSKUK-së për të hospitalizuarit në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 67 pacientë me COVID-19 janë në trajtim spitalor.

Në njoftimin e ShSKUK-së bëhet e ditur se 67 pacientët janë duke marrë trajtim spitalor në klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme.

Prej tyre, 33 janë me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

COVID-19: 67 pacientë në trajtim spitalor

67 pacientë janë duke marrë trajtim spitalor në klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 33 me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

  • Klinika Infektive, 10 pacientë
  • Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19
  • Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient
  • Spital i Pejës, 5 pacientë
  • Spitali i Gjakovës, 12 pacientë
  • Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
  • Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
  • Spitali i Ferizajt, 4 pacientë

/observeri/

Lexo edhe: Gruaja nga Fushë Kosova e raporton vjehrrën në polici

Artikuj të ngjashëm