Sipas ShSKUK-së, 976 pacient po trajtohen nga COVID-19 nëpër spitalet e Kosovës.
Prej tyre 831 janë me oksigjeno-terapi, ndërsa 63 nga ta janë në gjendje të rëndë shëndetësore në kujdes intensiv.
Raporti sipas klinikave edhe spitaleve të përgjithshme
- Klinika Infektive, 97 pacientë
- Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 90 pacientë
- Klinika Infektive III ( Interno), 59 pacientë
- Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
- Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 21 pacientë
- Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
- Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë
- Spitali i Prizrenit, 130 pacientë
- Spitali i Gjakovës, 70 pacientë
- Spitali i Pejës, 174 pacientë
- Spitali i Gjilanit, 90 pacientë
- Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë
- Spitali i Mitrovicës, 51 pacientë
- Spitali i Ferizajt, 74 pacientë
Lexo edhe: Inaugurohet Spitali i Fëmijëve, donacion nga Emiratet e Bashkuara Arabe