E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Ramë Lahaj reagon ndaj vizitës së Edi Ramës në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Prishtinë, në vizitën e tij të parë zyrtare pas marrjes së mandatit të tretë në krye të Qeverisë së Shqipërisë.

Ramë Lahaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj vizitës.

Lahaj bëri thirrje për bashkim për të mirën e të dyja vendeve.

Postimi i tij i plotë:

Vllau i madh asht e duhet të jetë krah për të voglin, për ma shumë që nxen edhe vendin e babës, atëherë kur ai nuk rron ma. Si asnjiherë ma parë, i lumtunum jam me qasjen e Kryeministrit Edi Rama, si me takimin e tij me OKB, e po ashtu edhe me vizitën e tij në Prishtinë.
Kështu të duam ne shqiptaret gjithandej globit. Si vllazen duam me ju pa gjithmonë krah për krah me njani tjetrin. Kemi vuajt mjaftueshëm, ju andej kufini e na knej. Asht koha ma shumë se kurr të bashkohmi për të mirën e perbashkët!

/observeri/

Lexo edhe: Situata në veri, anëtarët e KKZ-së në Zubin Potok nuk po dalin në punë

Artikuj të ngjashëm