E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rama thotë se Ballkani i Hapur është rruga e duhur për Kosovën

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencë në Prishtinë pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur për “Open Ballkan”.

Rama ka ripërsëritur se “Open Ballkan” është rruga përpara drejtë BE-së dhe se kjo nismë është proces që duhet realizuar, për faktin se sipas tij, kjo do e përshpejtojë procesin e Berlinit.

Tani jam edhe më i bindur sesa që isha se Ballkani i Hapur është rruga jonë e përbashkët për të mirën tonë të përbashkët. Natyrisht se kemi mosdakordësi në këtë pikë me Albinin, por është e rëndësishme se kjo është mosdakordësi në politikë. Marrëdhëniet tona nuk ndikohen nga kjo. Themeli i dakordsisë tonë është i një natyre tjetër jo politike por kombëtare dhe vëllazërore

tha Rama.

Ai shtoi se kjo nuk është asgjë pos marrja në zotërim të procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij.

Tutje Rama është pyetur nëse ka diskutuar me presidentin Aleksandar Vuçiq pas situatës së krijuar në veri të Kosovës.

Rama theksoi se nuk ka biseduar dhe se nuk ka pasur çfarë të ndërmjetësoj pasi që sipas tij Kosova në këtë pikë ka të drejtë.

Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiqin apo siç shpesh herë miqtë e mi kosovarë thonë me vëllain tim Vuçiqin sepse nuk ka asnjë për të ndërmjetësuar këtu sepse këtu kemi të bëjmë me të drejtën dhe e drejta është me Kosovën. Ne jemi në krah me Kosovën siç është edhe i gjithë komuniteti ndërkombëtarë

tha Rama.

Artikuj të ngjashëm