E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rama: Qasja e deritashme e Kosovës, e destinuar të dështojë

- Advertisment -spot_img

Qasja e Kosovës kundër iniciativës së “Ballkanit të Hapur” është e destinuar të dështojë, sipas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Madje, sipas tij, një qasje e tillë s’do ta çojë Kosovën askund.

Këtë javë, Rama bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, u takuan në Beograd për të vazhduar iniciativën e tyre për “Ballkanin e Hapur” që s’është pranuar nga tri shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Teksa e ka cilësuar takim me diskutime për çështje konkrete të përqendruar në lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe të njerëzve, Rama ka përsëritur qëndrimin e tij se nisma do t’i shërbente zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës.

Mendoj që ka nga ana e Kosovës, ose e politikëbërësve, ka qasje e cila është thelbësisht e ndryshme. Është e drejta e tyre, nuk diskutohet, por nga ana tjetër unë kam bindjen që kjo nismë është jo vetëm domosdoshmëri, por edhe një qasje në funksion të çlirimit të shumë potencialeve të ngujuara të këtij rajoni dhe të lehtësimit të dialogut dhe të lehtësimit të rrugës së zgjidhjes së çështjes së Kosovës po ashtu. S’dua të hyj në polemika me Albinin (kryeministri i Kosovës, Albin Kurti). Ai ka vizionin e vet. Unë dua më të mirën për Kosovën dhe prandaj nuk mund të rri pa e thënë që qasja e derisotme është e destinuar të dështojë dhe qasje që s’e çon Kosovën asgjëkundi, përkundrazi për sa vite e ka kthyer Kosovën nga një forcë shumë pozitive dhe partner shumë i besueshëm e i dëshiruar i aleatëve të shqiptarëve, në problem të tyre. Kjo s’është pozitive.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

/observeri/

Lexo edhe: Rama konsideron humbje kohe idenë e Kurtit për rimodelimin e CEFTA-s në SEFTA

Artikuj të ngjashëm