E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

Rama pritet nga kryeministri Kurti me ceremoni shtetërore

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka filluar vizitën një ditore në Kosovë bashkë me kabinetin e tij.

Në fillim Rama është pritur në një pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.

Në orën 10:20 pritet të adresohen për media.

Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend.

Rama po e zhvillon këtë vizitë në Kosovës pas ftesës që i bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e urimit të tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori edhe mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë.

Agjenda plotë e vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Kosovë

08.50 – Pritje ceremoniale nga Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, në oborrin e Kryeministrisë.

09.00 – Takim dypalësh me Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës. Në përfundim të takimit, do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp.

10.45 – Takim me Memli Krasniqi, kryetar i PDK –së (Selia e PDK-së)

11.20 – Takim me Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK –së (Selia e LDK-së)

12.00 – Takim me Behgjet Pacolli, kryetar i AKR –së (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

12.20 – Takim me Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

12.45 – Takim me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së (Selia e AAK-së)

13.30 – Drekë zyrtare me pjesëmarrjen e dy delegacioneve dhe prof. Rexhep Qosja (Vendi: Amazona Resort, Milloshevë) Përpara drekës do të mbahet një ceremoni e shkurtër për dekorimin e Rexhep Qoses, ku kryeministri Rama i dorëzon medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes”, me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij.

15.40 – Bisedë me një grup studentësh të marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës (Salla 014 në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës)

Artikuj të ngjashëm