Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur me anë të një postimi në Twitter homologut të tij kosovar, Albin Kurti në ftesën për ta vizituar Kosovën.
Faleminderit Albin Kurti! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj me gjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona
shkruan Rama.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër urim Edi Ramën, me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë.