E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rama: Në këtë mandat qeverisës do të lobojmë për njohjen e Kosovës

- Advertisment -spot_img

Në fushën e politikë së jashtme qeveria “Rama 3” synon forcimin e perceptimit të besueshmërisë së politikës së Jashtme të Shqipërisë si dhe forcimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në listët e prioriteteve kryesojnë mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për integrimin në BE dhe dërgimin përpara të nismës “Ballkani i Hapur”, duke zbatuar marrëveshjet e arritura më 29 korrik nga Rama-Vuçiç-Zaev dhe mundësinë e bashkëpunimit me Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjen.

Lexo edhe: Kryeministri Kurti nis takimin me Lajçak

Qeveria thekson se do të angazhohen për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i Hapur”  dhe paketës së ndërlidhjes dhe investimeve të Procesit të Berlinit.

Ajo zotohet për lobim për njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e botës dhe pranimin e saj si një vend me të drejta të plota në OKB. Ndërkohë në tryezën e përvitshme të qeverive Kosovë-Shqipëri pritet të përfshihen edhe pakicat shqiptare në të gjithë rajonin.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm