E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rama në Beograd: “Open Balkan” është i të gjithëve, nuk do t’i presim të tjerët që të binden

- Advertisment -spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën në Beograd në kuadër të nismës së përbashkët rajonale “Open Balkan”, ka folur për refuzimin e pjesëmarrjes së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës në këtë nismë.

Rama ka thënë se “Open Balkan” është për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për të gjithë ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, ose nuk duan ta kuptojnë ose edhe nuk e kuptojnë, Balkani i hapur është i hapur, është gjithëpërfshirës është i të gjithëve, nuk është vetëm i Shqipërisë, Serbisë apo Maqedonisë së Veriut. Por as për ne që kemi vendosur të ecim më shpejt nuk do të presim që të binden dhe të tjerët.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë më tej shtoi se arsyet e refuzimit të pjesëmarrjes së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës në këtë nismë nuk kanë kuptim.

Arsyet pse tjerët janë skeptik ose refuzues ndaj Ballkanit të hapur, i kam dëgjuar arsyet e të gjithëve dhe i konsideroj arsye të mos arsyes.

Tha Rama

Rama shtoi se takimi i radhës do të mbahet në Tiranë në dhjetor të këtij viti. /observeri/

Lexo edhe: AAK-ja ushtron kallëzim penal ndaj Kusari-Lilës

Artikuj të ngjashëm