E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama i thotë Vitisë: Sot e prita edhe Kurtin me ju, mendova se vjen t’ju shoqëroj

- Advertisment -spot_img

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në debatin me kandidatin nga Vetëvendosje, Arben Vitia ka pritur që të jetë së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ne nuk i humbim kohë qeverisë, siç humb kohë qeveria tani me ju, ku e kemi kryeministrin e gjashtë ministra të tjerë të cilët humbin kohë me ju, a nuk janë duke kryer punë të tjera me Kosovë. Unë sot e prita edhe Kurtin këtu, mendova se po vjen me ju shoqëru.

Përparim Rama – Kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Tutje, Rama ka paraqitur edhe disa pika të platformës së tij, duke thënë se kanë gjashtë pika kyçe që e lidhin qendrën e kryeqytetit me lagjet për rreth.

Sipas Ramës, njëra prej tyre është pika ku e lidhë lagjën Arbëria me qendrën e Prishtinës, e që sipas tij kostoja për të është 35 milionë euro.

Njëra prej tyre është ku e lidh Arbërinë me qendrën e Prishtinës. Kostoja e saj për platformën e gjelbër, duke marrë parasysh që aty do të jetë edhe Salla Koncertale, parkingjet nëntokësore është 35 milionë euro.

Tha Rama

/observeri/

Lexo edhe: Osmani takohet me kryeshefin ekzekutiv të MCC-së, shprehet e gatshme për vazhdimin e bashkëpunimit

Artikuj të ngjashëm