E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Rama foli sot rreth tensionit në veri të Kosovës

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet ditën e sotme në Kosovë, është duke mbajtur një takim me studentë të Universitetit të Prishtinës.

Kreu i qeverisë u pyet nga një prej studentëve se çfarë planifikon të bëjë qeveria shqiptare bashke me atë të Kosovës për çështjen e Luginës së Preshevës në terma afatgjatë dhe afatshkurtër.

Rama tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë nevojë për një mbështetje të dyfishtë. Mbështetje nga jashtë nga qeveria shqiptare dhe ajo kosovare, por edhe mbështetje nga vetë qeveria serbe duke nënkuptuar krijimin e një raporti sa më të volitshëm me qeverinë e shtetit e shtetit ku jetojnë.

Shumë shpesh kur flitet për marr mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe përpjekjet për të zhvilluar një marrëdhënie konstruktive me Serbinë. Por harrojnë se në Serbi jetojnë shqiptarë dhe bëhet fjalë për një pakicë të rëndësishme kombëtare që kanë nevojë për një mbështetje të dyfishtë. Një mbështetje nga jashtë, nga shteti i shqiptar dhe shteti i Kosovës. Por edhe një mbështetje nga brenda…duke krijuar një raport sa më të volitshëm me qeverinë e shtetit ku jetojnë. Mospasja parasysh e këtij fakti, nuk na ndihmon të kuptojmë si ti avancojmë liritë dhe të drejtat e atyre që jetojnë në Luginë. Nga mos konsideromi i tij vjen humbja e një prej elementeve me të cilët mund të punojmë në favor të banorëve të Luginës.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

Ndërsa përmendi se serbët në Kosovë kanë liri e të drejta që çdo pakicë kombëtare në botë do të ëndërronte t’i kishte, Rama tha se për të përmirësuar jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duhet të përdoret fuqia e diplomacisë.

Në Luginë ka një jetë politike jo të varfër, dhe ka njerëz me vullnet e ambicie që duan të shfrytëzojë politikën për të ndryshuar kushtet e jetës aty. Sado të ndihmojmë së jashtmi, është shumë e rëndësishme të përpiqemi t’i mbështetim së brendshmi. Serbët në Kosovë kanë liri e të drejta që çdo pakicë kombëtare në botë do të ëndërronte t’i kishte. Po flas nga territore të dala nga konflikte shumë të freskëta. Do të punojmë në të gjitha ato plane. Duhet të përdorim fuqinë e diplomacisë.

Shtoi Rama

Kurse, i pyetur sesi mund të ulen tensionet në veri të vendit, Edi Rama përsëriti edhe një herë se Kosova është në të drejtën e saj. Kryeministri theksoi se serbët nuk janë duke u kërcënuar nga qeveria e Kosovës, por kanë mbetur peng i një dialogu, që siç u shpreh ai, ka mbetur rrugëve.

Kosova ka të drejtë. Çështja e qarkullimit të mjeteve, është një çështje e legjitimitetit dhe sovranitetit të çdo vendi. Është çështje e shqyrtuar në marrëveshje të mëparshme. Serbia pretendon se këtu po kërcënohen qytetarët serbë të Kosovës ndërkohë që faktikisht këtu është shumë e qartë që serbët e Kosvës janë pakica kombëtare nga më të përkëdhelura. Kjo e bën Kosovën një nga shembujt më të shkëlqyeshëm. Fakti është që ata nuk kërcënohen nga shteti i Kosovës. Ata janë pengje të një dialogu që ka mbetur rrugëve dhe të mos zgjidhjes përfundimtare të çështjes… ato manovra teatrale, ndoshta ushqejnë opinion publik serb.

Përfundoi Rama

/observeri/

Lexo edhe: Gastronomët e Kosovës dalin me njoftim për klientët e tyre

Artikuj të ngjashëm