E premte, 7 Tetor, 2022
spot_img

Rakiq: U dëshmua se pa Asociacion nuk ka stabilizim të gjendjes

- Advertisment -spot_img

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, që është ministër për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se tensioni i situatës në veri pas reciprocitetit të targave, ka dëshmuar se formimi i Asociacionit është i domosdoshëm për stabilitet.

Rakiq në një intervistë për “Kosovo-Online” ka thënë se kredibiliteti i BE-së po testohet.

Lexo edhe: Vuçiq e arsyeton Millosheviqin: S’është fajtor, nuk e kishte të lehtë

Tash më shumë se kurrë besueshmëria e BE-së po testohet. Formimi i Asociacionit që ka pritur tetë vjet, është treguar më shumë se kurrë, se duhet bërë për të stabilizuar situatën dhe duhet zbatuar marrëveshja e Brukselit. Pa Asociacion nuk ka stabilitet dhe Bashkimi Evropian, si garantues i marrëveshjes, e ka konfirmuar sërish se është obligim i Prishtinës që ta formojë Asociacionin.

Ai ka falënderuar qytetarët serbë në veri, për të cilët ka thënë se mos të ishte vendosmëria e tyre nuk do të vinte te marrëveshja për targa që u arrit në Bruksel të enjten.

Sipas marrëveshjes për targa, të shtunën janë larguar barrikadat dhe po ashtu është larguar Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, ndërsa KFOR-i është vendosur në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak për dy javë.

Po ashtu nga nesër fillon regjimi i vendosjes së tiketave ngjitëse te simbolet shtetërore në tabelat e automjeteve. Po ashtu janë caktuar grupe punuese për të gjetur një marrëveshje të përhershme për targat brenda gjashtë muajve.

Pres që marrëveshja të respektohet e qytetarët të mund të lëvizin lirshëm me automjetet e tyre e kjo situatë të mos përsëritet. Shpresoj që është fillimi i sjelljes më të përgjegjshme të Prishtinës dhe Bashkimit Evropian, që është garantues i Marrëveshjes së Brukselit.

Rakiq

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm