E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Rakiq: Marrëveshjet e arritura në Bruksel duhet zbatuar, janë të detyrueshme

- Advertisment -spot_img

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherit ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel, duhet zbatuar dhe janë të detyrueshme, përfshirë edhe formimin e Asociacionit.

Rakiq e ka thënë këtë gjatë takimit me përfaqësueses të Këshillit të Evropës.

Marrëveshjet nga Brukseli duhet të zbatohen, sepse janë të nënshkruara, janë të detyrueshme për të gjithë, dhe sepse vetëm kështu mund të arrijmë kushte më të mira jetese dhe të ndërtojmë besimin e ndërsjellë që na duhet sot. Serbët., veçanërisht në veri, kanë hyrë në institucionet e Kosovës, pasi me marrëveshjen e Brukselit garantohet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, si institucion ombrellë i popullit serb, i cili do të mbrojë të drejtat kolektive dhe individuale të popullit tonë.

Njoftimi i Listës Serbe

Po ashtu në njoftim është përmendur edhe aksioni i Policisë së Kosovës, ku është thënë se veprimet të tilla ngjallin frikë dhe rrezikojnë situatën e sigurisë.

U theksua se Lista Serbe, mbështet dialogun si mënyrë për zgjidhjen e të gjitha problemeve dhe çështjeve të hapura, sepse dialogu është mënyra e vetme dhe vendi ku mund të zgjidhen këto çështje. Po ashtu kërkon nga të gjithë, veçanërisht nga BE-ja që të bëjë gjithçka, për ta vazhduar dialogun dhe me qëllim të zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash.

Thuhet tutje njoftim

/observeri/

Lexo edhe: Pjesëtarët e FSK-së dekorohen me medalje pas kthimit nga misioni i parë ushtarak i FSK-së jashtë vendit

Artikuj të ngjashëm