E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Raka bën thirrje për vaksinim: Varianti Delta ka afër 56 nënvariante

- Advertisment -spot_img

Infektologu Lul Raka ka bërë thirrje edhe një herë për vaksinim.

Ai ka thënë se varianti Delta i koronavirusit ka afër 56 pasardhës apo nënvariante.

Sipas tij, “Delta plusi” ose AY.4.2 është vetëm njëri prej tyre.

Deri në fund të pandemisë bota do të njohë edhe variante të reja, sepse mutacionet që ndodhin në viruse janë fenomen normal në biologjinë e tyre. Nuk ka nevojë për panik nga nënvarianti i ri, sepse armën më efikase të përballjes me të e kemi në duart tona – Vaksinën! Atë thjesht duhet ta shfrytëzojmë. Edhe ndaj këtij nënvarianti, vaksina është shumë efikase në uljen e rrezikut të vdekjes, sëmundjes së rëndë apo shtrimit në spital. Në Kosovë, 93% e personave të shtrirë në spital NUK kanë qenë të vaksinuar.

Lul Raka – Infektolog

Ai ka thënë se prej fillimit të pandemisë i kemi mësuar masat për parandalim, kontroll dhe inspektim ndaj Covid-19, por shpesh nuk i kemi zbatuar në praktikë.

Në kohën e rritjes së numrit të rasteve dhe vdekjeve kudo përreth nesh, të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar, tash është koha më e mirë për vaksinim. Sot, stoqet me vaksina janë plot; nuk keni nevojë për termin dhe mund ta merrni vaksinën kudo.

Tha Raka

/observeri/

Lexo edhe: 21 raportime për parregullsi gjatë procesit zgjedhor, hapen 3 raste në prokurori

Artikuj të ngjashëm