Një tërmet me madhësi prej 5.1 të shkallës Rihter ka ndodhur pranë qytetit Split në bregdetin dalmat të Kroacisë të mërkurën mbrëma, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti ndodhi rreth orës 22:00 me epiqendër rreth 40 kilometra në verilindje të Splitit.
Thellësia e tërmetit ishte pesë metra.
Një lëkundje e fortë u ndje në zonën më të gjerë të Splitit me dëshmitarë që raportuan se tërmeti ishte i fortë dhe se dridhja zgjati për disa sekonda.
Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.