E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Shtatë të vdekur e 820 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

- Advertisment -spot_img

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 7 persona si pasojë e COVID-18, ndërsa janë regjistruar 820 raste të reja me koronavirus nga testimi i 5544 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 1075 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 165.096 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2601 kanë përfunduar me fatalitet.

Janë shëruar 150.012 qytetarë, ndërsa janë 12.483 raste aktive.

Artikuj të ngjashëm