E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Shqipëria edhe sot regjistron shifra të larta të vdekjeve dhe infektimeve me COVID-19

- Advertisment -spot_img

Në 24 orët e fundit në Shqipëri tetë persona kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 659 raste të reja me koronavirus nga testimi i 3934 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 543 qytetarë.

Në të gjithë vendin janë 6397 pacientë aktivë me COVID-19.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 179.463 raste pozitive me koronavirus, 2849 qytetarë kanë humbur betejën me virusin, ndërsa janë shëruar 170.217.

Artikuj të ngjashëm