Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e zjarrit që ka kapluar në orët e mbrëmjes qendrën COVID-19 në Tetovë.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, derisa raportohet se në mesin e të vdekurve ka pacientë që po trajtoheshin për koronavirus e po ashtu staf mjekësorë.
Eshtë raportuar gjithashtu se të lënduarit nga zjarri janë nisur drejt Shkupit.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila ka thënë se është dhimbje e madhe ajo që po ndodh në qendrën COVID të Tetovës.
Dhimbja është shumë e madhe, cila do të jetë arsyeja e shpërthimit dhimbja është e madhe kjo që ndodhi sonte këtu.
ka theksuar Arifi