E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Rama krah Vuçiqit, shijon kryeqytetin serb nga kulla e Beogradit

- Advertisment -spot_img

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Beograd në kuadër të takimit të radhës për “Ballkanin e Hapur”. Kreu i qeverisë është takuar me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapić.

Gjatë qëndrimit në kryeqyteti serb, liderët kanë vizituar kullën e Beogradit. Siç duket nga pamjet e publikuara nga vetë Vuçiç, liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar fillimisht në hyrje të kullës, ndërsa më pas në disa foto, ata shijojnë nga lartësia kryeqytetin e Serbisë.

Në takimin që do të zhvillohet të enjten pritet të jenë të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe në vend të kryeministrit të dorëhequr të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të jetë zëvendësi i tij Nikolla Dimitrov.

“Ballkani i Hapur” është mbështetur nga Rama, Vuçiç dhe Zaev, por pas dorëheqjes së këtij të fundit nuk dihet se çfarë fati do ketë pasi opozita në Maqedoninë e Veriut e ka kundërshtuar.

Një ditë më parë Rama dhe Vuçiç u takuan në Skoci gjatë samitit për klimën dhe diskutimi i tyre lidhej me nismën e “Ballkanit të Hapur”, nëse duhej vijuar pa Zaev apo jo./Observeri/

Artikuj të ngjashëm