E shtunë, 22 Janar, 2022
spot_img

Pesë të vdekur dhe mbi 1 mijë raste me covid-19 në Shqipëri

- Advertisment -spot_img

Pesë persona kanë humbur jetën dhe 1,079 raste të reja u regjistruan nga 6,732 testime të kryera në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ndërkohë, siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, 804 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Në të gjithë Shqipërinë, aktualisht janë 12,399 pacientë aktivë me COVID-19.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 153,318 raste pozitive, prej tyre 138,391 janë shëruar, 12,399 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme infektuese e kanë humbur 2,528 pacientë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm