E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

PE: 14.2 miliard euro asistencë financiare për Ballkanin Perëndimor

- Advertisment -spot_img

Parlamenti Evropian miratoi sonte asistencën financiare të para anëtarësimit në BE (IPA 3) për vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2021-2027.

“Përfituesit do të mbështeten në kryerjen e reformave të nevojshme politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike në mënyrë që të jenë në përputhje me vlerat e BE-së dhe të harmonizohen gradualisht me rregullat, standardet, politikat dhe praktikat e BE-së”, bën të ditur një njoftim i PE-se.

Mbështetja financiare ofrohet në kuadrin e Instrumentit të para anatërsimit, IPA III dhe do të bazohet në rezultatet e secilit vend dhe në parimin e ndarjes së drejtë.

Kjo do të thotë që ndihma do të diferencohet në fushëveprim dhe intensitet, sipas ecurisë së përfituesve. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përpjekjeve të bëra në fushat themelore të reformës (sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore, institucionet demokratike dhe reforma e administratës publike, si dhe zhvillimi ekonomik dhe konkurrenca). Në të njëjtën kohë, do të zbatohet një parim i ndarjes së drejtë për të siguruar që fushëveprimi dhe intensiteti i financimit, të marrë parasysh jo vetëm ecurinë e përfituesve, por edhe nevojat dhe kapacitetet e tyre, në mënyrë që të shmanget një nivel shpërpjesmërisht i ulët i ndihmës krahasuar me të tjerët, dhe për të siguruar që të gjithë përfituesit të bëjnë përparim.

shpjegon njoftimi

Por nëse një vend bën hapa të konsiderueshëm pas ose dëshmon një mungesës të vazhdueshme të përparimit në fushat e reformës themelore, atëherë ndihma ripërcaktohet.

Në raste të tilla fondet mund të zvogëlohen në mënyrë proporcionale dhe të riorientohen, pa kompromentuar mbështetjen për përmirësimin e të drejtave themelore, demokracinë dhe sundimin e ligjit, përfshirë mbështetjen për shoqërinë civile.

saktëson njoftimi i Këshillit

Mbështetja financiare gjithashtu do të ndahet sipas përparësive tematike dhe jo sipas portofoleve për secilin vend.

Artikuj të ngjashëm