E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Opozita në Maqedoni pret dorëheqjen e Zaevit, nëse s’ka dorëheqje do të nisë mosbesim të qeverisë

- Advertisment -spot_img

Opozita deri në ora 14:30 sot do ta presë kryeministrin Zoran Zaev ta dorëzojë dorëheqjen në Kuvend dhe nëse nuk ndodh kjo, nga opozita thonë se në Kuvend do të parashtrohet nismë për mosbesim të qeverisë.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dje tha se është siguruar shumica që do të votojë për mosbesimin e qeverisë nëse Zaev nuk parashtron dorëheqjen. Ai u bëri thirrje deputetëve të tjerë, krahas atyre 61 që t’i bashkohen shumicës.

Dera e hapur është për secilin që mendon se kjo qeveri e Zaevit nuk është e mirë. Janë gjithsej 61 deputetë që qëndrojnë për votuar mosbesimin dhe u bëj thirrje deputetëve të tjerë të na bashkohen. Nuk bëhet fjalë për parti politike, por për deputetë

tha Mickoski.

Sipas tij, pas parashtrimit të nismës, procedura do të jetë në duart e kryetarit të Kuvendit i cili duhet ta respektojë procedurën dhe afatet.

Artikuj të ngjashëm