E diel, 2 Tetor, 2022
spot_img

Maqedonia e 4-ta në botë për numrin e viktimave nga COVID-19 për milion banorë

- Advertisment -spot_img

Numër dyfish më i ulët i të prekurve nga Covid-19 ndërsa numër i lartë i të vdekurve regjistrohen në valën e katërt të pandemisë me korona virusin në vend.

Të shtunën Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 41 të vdekur si pasojë e virusit dhe 539 të infektuar. Por, kjo nuk është shifra më e lartë e personave të vdekur që janë evidentuar brenda 24 orëve. Para vetëm katër muajve gjatë valës së tretë, për vetëm disa ditë në prill u regjistrua numër i lart i rasteve të vdekjes, por edhe numri i të prekurve ishte dyfish më i lartë se sa numri i të infektuarve tani. Më 2 prill ishin regjistruar 1320 të infektuar dhe 50 të vdekur, ndërsa 7 prill 1300 raste dhe 51 të vdekur.

Nga Ministria e Shëndetësisë sqarojnë se, në fakt, dje në Covid-19 spitalet u regjistruan 24 vdekje, ndërsa 17 personat e tjerë kishin vdekur gjatë ditëve të kaluara, por përmes mjekëve amë të dhënat arrijnë më ngadalë në ISHP.

Dje, Instituti i Shëndetit Publik publikoi 41 pacientë të vdekur, nga të cilët 24 pacientë vdiqën në 24 orët e fundit, 17 pacientët e tjerë të vdekur, kanë vdekur gjatë disa ditëve te fundit në spitalet private dhe në kushte shtëpiake. Për ta, të dhënat shkojnë ekskluzivisht përmes mjekëve amë dhe ISHP i publikon ato menjëherë

thonë nga Ministria e Shëndetësisë

Të shtunën si pasojë e Covid-19 vdiq një vajzë 18-vjeçare që nuk kishte asnjë sëmundje të mëparshme. Ministria thotë se vajza në Klinikën Infektive është sjellë në gjendje të rëndë me takikardi. Sipas statistikave botërore, Maqedonia është në vendin e katërt për sa i përket vdekshmërisë nga Covid-19 për milion banorë – mbi 73 persona, përfshirë 17 shtatorin.

Artikuj të ngjashëm