E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Lajçak të hënën takohet me Vuçiqin për vazhdimin e dialogut

- Advertisment -spot_img

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, të hënën do të jetë në Serbi, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa do të diskutohet për vazhdimin e dialogut.

Lajçak do të jetë në vizitë dyditore në Serbi, pas vizitës triditëshe që pati gjatë javës në Kosovë, e ku takoi përfaqësues më të lartë të shtetit.

Është vizita ime e rregullt në mënyrë që të bisedoj me udhëheqësit se si të ecim para tutje në procesin e dialogut

kishte thene Lajçak para vizitës.

Lajçak gjatë vizitës në Kosovë kishte thënë se është befasuar se si në Kosovë u bë çështje e madhe puna e hapjes së arkivave.

S’ka pasur diskutim të caktuar për arkivat. Jam i befasuar se sa e nxehtë si temë është bërë kjo në shoqërinë dhe mediat tuaja. Ajo që është thënë ka qenë vetëm rikonfirmim i asaj që është thënë disa herë në të kaluarën se s’ka pengesa nga asnjëra palë që t’u qasemi arkivave. Kjo është thënë edhe vitin e kaluar dhe është ricekur disa herë. Zoti Bislimi ka thënë se s’ka arkiva të UÇK-së, por vetëm shtetërore. S’ka pasur befasi, as marrëveshje të caktuar, por disi u keqinterpretua në shoqërinë tuaj

ka thënë ai në një deklaratë për mediat.

E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk do të takohet më 6 tetor me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçaku ka qëndruar tri ditë në Kosovë, dhe jo si herët e kaluara, kur qëndronte një orë apo një ditë. Ka zhvilluar një mori takimesh me akterë të ndryshëm të përfshirë në çështjen e dialogut. Ka filluar ta kuptojë më me hollësi gjendjen socio-ekonomike të Kosovës. Nuk jemi dakorduar për takimin e radhës me palën serbe. Nuk do të ketë takim para 6 tetorit kur kemi Samitin në Slloveni midis Bashkimit Evropian dhe gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Nuk ka datë të caktuar se kur do të jetë takimi im i radhës. Nuk kemi diskutuar fare për çështjen e arkivave, kemi diskutuar për sugjerimet tona që i kemi dhënë për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor.

deklaroi Kurti

Artikuj të ngjashëm