E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Katër të vdekur dhe 780 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

- Advertisment -spot_img

Katër persona kanë humbur jetën në Shqipëri si pasojë e pandemisë së coronavirusit, në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se nga 5544 testime të kryera gjatë ditës së fundit, 740 prej tyre rezultuan pozitive.

Ndërkohë, 715 persona janë shëruar në 24 orët e fundit.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 740 qytetarë

Janë 12,129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 4 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 54-87 vjeç, një qytetar 64 vjeç nga Kavaja dhe një qytetare 69 vjeç nga Fieri.

Janë shëruar 715 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 137,587 që nga fillimi i epidemisë.

Artikuj të ngjashëm