E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Jep dorëheqje edhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani

- Advertisment -spot_img

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Maqedonisë Veriore, Ilir Hasani, ka dhënë dorëheqje pas tragjedisë në spitalin modular të Tetovës.

Hasani ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se jep dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëjë në këto momente, ndonëse siç ka thënë, nuk ka asnjë lidhje me procedurat e vënies së spitalit modular.

Në këto momente kaq të rënda për të gjith ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!.

ka shkruar Hasani

Lexo edhe: Jep dorëheqje drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës

Artikuj të ngjashëm