E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Gjenden të vdekur 4 persona në një hotel në Qerret

- Advertisment -spot_img

Një lajm i rëndë është bërë me dije pak minuta më parë, ku sipas informacioneve bëhet me dije se 4 persona janë gjetur të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit.

Dy burra dhe dy vajza janë gjetur të vdekur në një sallë saune në Qerret të Kavajës. Raportohet se viktimat janë shtetas rus dhe ishin prej së paku një javë me pushime në Shqipëri.

Ata ishin akomoduar në një hotel të zonës, ndërsa sonte janë gjetur të vdekur në sallën e saunas të këtij hoteli në Qerret.

Shtetasit rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm