Gjashtë qytetarë të Shqipërisë kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit. Të dhënat konfirmohen nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se nga 5106 teste, 959 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.
Autoritetet bëjnë të ditur se 891 qytetarë janë shëruar gjatë orëve të fundit, ndërsa numri total i tyre nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 145,845.
Rritja e infektimeve ka çuar në dyndje të pacientëve në spitalet COVID. Aktualisht në spital po marrin trajtim 215 pacientë dhe 30 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5477
Shkodër 1413
Durrës 1160
Fier 1160
Vlorë 791
Lezhë 679
Elbasan 636
Berat 532
Korçë 319
Kukës 286
Gjirokastër 240
Dibër 217.