E martë, 29 Nëntor, 2022
spot_img

Dritan Abazoviq dekorohet me çmimin ‘Çelësi i Qytetit të Tiranës’ nga Erion Veliaj

- Advertisment -spot_img

Zëvendëskryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, këtë të martë është dekoruar nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Abazoviq nga Veliaj u dekorua me çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës”, teksa bëhet edhe personi i parë nga Mali i Zi që merr këtë çmim.

Jam i nderuar të jem personi i parë nga Mali i Zi që merr çmimin “Çelësi i Qytetit të Tiranës

ka shkruar Abazoviq krahas fotografisë me Veliajn.

Ndërsa Qeveria e Malit të Zi nëpërmjet një cicërime thotë se Abazoviq vuri në dukje se ky çmim duhet të hapë zemrat e qytetarëve të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sot, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq iu dha Çelësi i Qytetit të Tiranës nga Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit shqiptar, Erion Veliaj. Abazoviq vuri në dukje se Çelësi simbolik i Qytetit të Tiranës duhet të hapë zemrat e qytetarëve të dy vendeve

thuhet njoftimin e Qeverisë të bërë publik në Twitter.

Artikuj të ngjashëm