E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Berisha kërkon largimin e Bashës nga drejtimi i PD: Ka 8 vjet që humb

- Advertisment -spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka organizuar këtë të enjte takimin e parë me mbështetës dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Takimi i Berishës vjen pas vendimit të kryetarit të PD, Lulzim Basha për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.

Berisha thotë se do të zhvillojë një tur takimesh që nis sot nga Tirana, për atë që ai e ka cilësuar “rikthimi i sovranitetit për PD”.

Të pranishëm mes mbështetësve të Berishës janë edhe deputetë të grupit parlamentar të PD.

Takimi mbahet në një kohë kur në Parlament pritet miratimi i qeverisë së re “Rama 3”.

Ndonëse takimi mbahej në kuadër të përjashtimit të tij nga grupi i PD, Berisha e nisi fjalimin e tij në sulme ndaj kreut të mazhorancës.

Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në Parlamentin shqiptar betohen për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar.

tha Berisha

Iniciativën “Open Balkan” e cilësoi si përpjekje për të rikthyer Jugosllavinë. Berisha e cilësoi Ramën si “vasal” dhe “argat” të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe shtoi se e ka shndërruar Shqipërinë në epiqendrën e luftës së ftohtë ndaj Kosovës.

Ish-kryeministri shprehur rezerva ndaj Bashës duke thënë se “vetëm 1/5 votave ishin për kryetarin” dhe shtoi se duhet të japë dorëheqjen.

“Humbe dy herë zgjedhjet dy herë duhet të ikësh”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se “PD është në gjendjen më kritike që prej krijimit të saj” duke shtuar se “ka 8 vjet që ka humbur çdo nismë përveç ligjit të dekriminalizimi”.

Ka humbur çdo aksion, ka 8 vjet që shkatërrohet mekanizmi elektoral dhe nuk i del zot. Ka 8 vite që kalon nga disfata në disfatë. Humbi zgjedhjet e fundit, vodhi dhe grabiti dy herë më shumë se sa në 2017. Nëse Rama nuk i fitoi, PD nuk i fitoi zgjedhjet . Nuk mund të them atë që nuk është.

tha Berisha

Berisha e cilësoi këtë tur takimesh si hapin më të rëndësishëm pas themelimit të PD./Observeri/

Artikuj të ngjashëm