E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Berisha: Basha më kërkoi të dorëzoja mandatin – Jam i hapur për të rimarrë drejtimin e PD

- Advertisment -spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbajtjes së turit të takimeve “Foltorja” në Elbasan ka deklaruar se është i gatshëm për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike.

Lideri historik i PD gjithashtu tha se pas tërheqjes nga politika aktive në 2013, tashmë është i gatshëm për të marrë dhe detyra shtetërore në rast se qytetarët do ta votojnë sërish duke nënvizuar se objektivi i parë është largimi i Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.

Çfarë synoj? Që ju të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo që do të zgjidhni unë do ta pranoj. A jam unë i hapur? Jam plotësisht i hapur. Historia ka provuar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishëm. Që tani e tutje jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të vendit

deklaroi Berisha.

Gjatë takimit me mbështetës të tij në Elbasan, ish-kryeministri tregoi se Basha i ka kërkuar në zyrë që të dorëzonte mandatin e deputetit.

Një ditë prej ditësh më kërkoi që të dorëzoja mandatin. I thash që mandati është çështje sovranitetit të popullit. As që mund ta imagjinoj që të vijë dikush ti do të hysh në Parlament dhe ti jo. Nisën kërcënimet, por nuk u tërhoqa.

tha ai

Berisha e cilësoi vendimin për përjashtimin e tij nga grupi i PD si “pabesi” dhe nënvizoi se do ta pranonte një verdikt të tillë nëse do të hidhej për votim në Këshillin Kombëtar.

Nëse ai mblidhte Këshillin Kombëtar dhe e votonte, unë do të pranojë vendimin e Këshillit Kombëtar pa asnjë diskutim. Por ky që ungjilli thotë se nuk duhet të lindë, i pabesi e kam fjalën, ky njeri pa pyetur njeri fare, shkelmoi sovranitetin e forcës politike

deklaroi ish-kreu i PD.

Artikuj të ngjashëm