E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Abazoviq tregon se çka bisedoi me Escobarin: Kryefjala, lufta kundër korrupsionit

- Advertisment -spot_img

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha pas bisedimeve me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar se Mali i Zi kishte “mbështetje të madhe nga administrata e SHBA-së për sektorin e sigurisë në operacionet më komplekse”.

Abazoviq thotë se vizita e Escobarit në Mal të Zi, e cila përfundon sot, i kushtohet kryesisht luftës kundër korrupsionit.

Ajo që pretendojmë është vërtetuar. Unë mendoj se është e qartë për të gjithë tani. Ka filluar

ka shkruar Abazoviq në Twitter.

Në ditën e parë të vizitës, Escobar është takuar me presidentin Milo Gjukanoviq gjersa dje me kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, Zdravko Krivokapiq, gjegjësisht Aleks Beçiq, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Ndryshe, Escobar gjatë ditëve të kaluar ka qëndruar edhe në Bosnje-Hercegovinë, ku ka takuar disa lider shtetëror gjersa ka refuzuar ta takojë politikanin serb, Milorad Dodik.

Artikuj të ngjashëm