E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

9 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

- Advertisment -spot_img

Nëntë persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar edhe 195 infektime të reja me virusin.

Rastet e reja pozitive me COVID kanë rezultuar nga 2569 testime që janë kryer.

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 347 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 165,434 që nga fillimi i pandemisë.

Në Shqipëri janë aktualisht 6,952 që janë konfirmuar të infektuar me virusin. 161 pacientë po marrin trajtim në spital, 15 prej të cilëve janë në gjendje shëndetësore më të rënduar.

Statistika (11 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 195

Të shëruar në 24 orë 347

Të shtruar në spitale 161

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2,569

Artikuj të ngjashëm